Model për një ditë, Paulo Dibala në sfilatë për Dolce&Gabbana

Ndërsa një pjesë e mirë e futbollistëve të Serisë A pushtuan Maldivet në këto ditë pushimesh, Paulo Dibala vendosi që për një ditë t’i përkushtohet botës së modës. Sulmuesi i juventusit vendosi të marrë pjesë në sfilatën e zhvilluar në Milano të stilistëve të njohur italianë Dolce&Gabbana dhe ishte ai që uli siparin e këtij evenimenti duke dalë i fundit në pasarelë

‘Dibala shfaqi dëshirën për të ndjekur nga afër sfilatën tonë, por ne i propozuam që ai të ishte protagonist i saj-tregon Stefano Gabbana-dhe ai tha: Pse jo?’.

I veshur me një kostum të zi dhe me një vështrim serioz, argjentinasi u ngjit në pasarelë, pa u njohur nga shumica e të ftuarve.

sfidanti.al