Roman Abramoviç e ka planin gati, dhe po ashtu paratë do t’i gjejë. Stadiumi i ri i Çelsit, sërish “Stemford Brixh” do të ndërtohet aty ku është i vjetri, pra do të kemi një rindërtim, por një pengesë e vogël ka nisur të bëhet e madhe. Një shtëpi njëkatëshe, që në anglisht quhet “kasolle” (cottage) ndodhet fare pranë njërës nga tribunat e stadiumit të Bluve, mu përtej linjës hekurudhore që kalon aty.
Stadiumi i ri, me kapacitet të parashikuar 60 000 spektatorë dhe me kosto rreth 1 miliardë paund stërlina (rreth 1.2 miliardë euro) , ndërsa gjithçka tjetër është dakorduar, me përjashtim të pronës së një familjeje të vetme. Pritet vendimi i pushtetit vendor nëse do të bëjë blerje të detyrueshme të pronës, që të vazhdojë ndërtimi i stadiumit, apo do të pezullojë planet e Abramoviçit dhe të Çelsit.
Sfidanti.al