Kush ka menduar se Paris Sen Zhermen tejkaloi cdo limit me pagesen e 222 milione Eurove per Nejmar, ka gabuar. Nje tjeter skuader eshte gati te ofroje nje shifer akoma me te cmendur per brazilianin dhe behet fjale per Mancester Junajtid.
Sipas asaj qe publikohet ne France tek ‘Le10Sport’, Djajte e Kuq jane gati te ofrojne deri ne 500 milione Euro per Nejmarin. Zhoze Murinjo prej kohesh ka kerkuar te kete nen urdhrat e tij nje yll te futbollit boteror dhe prej muajsh ne qender te vemendjes ka qene Antuan Grizman. Por ne oret e fundit ne ambientet e klubit anglez ka filluar te lakohet emri i Nejmar.
Nejmar ne kete sezon me Paris Sen Zhermen ka luajtur 22 ndeshje me nje bilanc prej 20 golash e 14 pasime. Ka drejtuar skuadren franceze drejt fitores se grupit te saj ne Ligen e Kampioneve, nderkohe qe kundershtari i radhes eshte Reali i Madridit.
Nderkaq, ne median spanjolle tregohet nje tjeter histori. Sipas te perditshmes Marca, eshte pikerisht Reali i Madridit qe tenton t’i rrembeje Nejmarin skuadres se Paris Sen Zhermen duke ofruar 400 milione Euro per sulmuesin 25 vjecar.
Sfidanti.al