Ne qendren stervitore te Celsit per pak sa nuk ndodh tragjedia. Ne Cobham, ndersa Antonio Konte drejtonte seancen e radhes stervitore te skuadres se tij, nje bllok i madh xhami ra mbi makinen e tij nga tarraca per shkak te eres se forte duke e shkaterruar mjetin.
Lajmi u be publik nga tablodi britanik ‘The Sun’ sipas te cilin pikerisht ne ate moment pergjegjesi i komunikimit, Stiv Atkins iu drejtua makines se Kontes per ta larguar nga vendi ku ishte parkuar dhe shpetoi per pak.
Historia e kesaj ngjarjeje u ndertua fale imazheve qe ishin regjistruar nga kameat e sigurise. ‘Pashe Stivin te kaloje makinen e Kontes kur papritur nje bllok xhami u shfaq nga hici per te rene me nje shpejtesie sketerre mbi makine-tregoi nje anetar i Celsit per ‘The Sun’ qe pa se cfare ndodhi-Stiv eshte shume i tronditur, ndersa te makina e Kontes eshte bere nje vrime’.
Blloku i xhamit ra nga tarraca e katit te pare te nje ndertese moderne ku ndodhet edhe zyra e Kontes. Per t’u theksuar eshte se makina e Kontes e tipit Nissan, perdoret ndonjehere edhe nga bashkeshortja e tij.
Sfidanti.al