Ronaldo me shokë, si Roki Balboa, ngjisin shkallët e “Santiago Bernabeut”?

Yjet e Realit të Madridit e përfunduan stërvitjen në vitin 2017 në një mënyrë të pazakontë. Trajneri Zineadi Zidane i detyroi lojtarët e tij që të ngjisin shkallët se stadiumit “Santiago Bernabe”. Trajneri i Rtealit, Zidane, bashkë me specialistin e fitnesit, Natonio Pintus, i befasoi lojtarët e Realit, duke i detyruar ata që të ngjisin shkallët e “Santiago Bernabeut”.

Udhëzimet ishin të qarta, shkallët duhet të ngijteshin një nga një, pa kapërcyer asnjë, nga fillimi deri në fund, duke ngjasuar tamam me stërvitjen e personazhit Roki Balboa në filmin kult, ku rolin kryesor e luan Silvester Stalone.

Sfidanti.al