Reali i Madridit do të rinisë 2018 nga Kristiano Ronaldo, të cilit ka vendosur që t’i ofrojë një kontratë të re edhe pse rinovimi i fundit i portugezit daton në nëntor të vitit 2016. Mësohet se ‘Los Blancos’ kanë vendosur që t’i plotësojnë kërkesën 32 vjecarit duke i propozuar një rritje page nga 24 në 40 milionë Euro shifër të cilën e përfitojnë vetëm Mesi dhe Nejmar.
Por Reali i Madridit nuk heq dorë as nga objektivat e merkatos dhe një prej obsesioneve të tij është Eden Hazard që ka me Çelsin një kontratë deri në 2020 me Blutë që kërkuan 135 milionë Euro për belgun. Por problemin më të madh Reali e ka te sulmi. Kampionët e Spanjës u duhet një qendërsulmues i mirfillte dhe në krye të listës së dëshirave qëndrojnë Robert Levandovski e Herri Kejn, por për këta të fundit sulm finalt mund të bëhet vetë gjatë muajve të verës
Sfidanti.al