Gjatë ndeshjes mes Kristal Palas dhe Mançester Sitit u pa një ndërhyrje e rëndë e Xhejzon Pançion kundrejt Kevin de Brëjne dhe menjëherë në stolin e Citizens u shfaq frika e një dëmtimi të rëndë për mesfushorin belg. Por në të vërtetë, rezultoi e kundërta.
Nga ky faull ishte pikërisht futbollisti I Kristal palas ai që e pësoi më keq. U konfirmua se Pançion në atë ndërhyrje dëmtoi ligamenteve që do ta mbajnë atë jasghtë fushave të lpojës për pjesën e mbetur të sezonit
Por Pançion nuk është i vetmi nga Kristal palas që ‘e ka pësuar’ nga De Brëjne. Edhe Skot Dan u dëmtua pas përplasje me belgun në tentativë për të ndalur një kundërsulm të Mançester Sitit, dhe në të dy asstet futbollistët u ndëshkuan me karton të verdhë.
Sfidanti.al