Umtiti në shënjestren e Mançester Sitit; anglezët gati të paguajnë 60 mln Euro

Mançester Siti e ka vënë plotësisht në shënjestër Samuel Umtiti. Sipas të përditshmes franceze’L’Equipe’,klubi anges është gati të paguajë klauzolën e kontratës që qendërmbrojtësit të Barcelonës me klubin katalanas prej 60 milionë Eurosh

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola beson se ai që i mungon skuadrës së tij është një qendërmbrojtës dhe sipas kësaj të përditshmeje transferimi i Umtiti në Etihad Stadium është mëse i realizueshëm.

Tani presioni bie mbi Barcelonën e cila duhet të përmirësojë kontratën e Umtiti nëse nuk dëshiron që ai të largohet në drejtim të një prej skuadrave më të rëndësishme në evropë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është pikërisht rritja e klauzolës së konratës së Umtiti qënë moshën 23 vjecare konsiderhet si një prej qendërmbrojësve më premtues

Për momentin, te mançester siti, qendërmbrojtësit që kanë besimine  Guardiolës janë Otamendi dhe Stons, por nëse Umtiti shkon te Citizens, atëherë kjo skuadër do të shndërrohet në atë me mbrojtësit më të mirë në botë.

 

Sfidanti.al