Mlladen Krstajiçështë trajneri i ri i përfaqësueses së futbollit të Serbisë, duke zëvendësuar në këtë detyrë trajnerin e deritanishëm të saj, Sllavoljub Muslin, që u shkarkua nga Federata serbe e Futbollit, megjithëse arriti që ta kualifikonte Serbinë në kampionatin botëror të ardhshëm të Rusisë. Të dy vendimet e kësaj federate, si shkarkimi i Muslinit, ashtu edhe caktimi i trajnerit të ri të përfaqësueses, Krstajiç, në fakt, pothuajse një anonim edhe në futbollin serb, i habitën të gjithë në Serbi.
Mlladen Krstajiç, ish-mbrojtës i Verder Bremenit, Shalkes dhe Partizanit të Beogradit, nuk ka përvojë si trajner, veçse ka qenë ndihmës i Sllavoljub Muslinit. Detyra e tij e parë do të jetë më shumë se një sfidë, do të drejtojë Serbinë në Kupën e Botës Rusi-2018.
Sfidanti.al