Viti 2017 u mbyll me një gafë merkatoje. Në orët e fundit në website-in e kompanisë amerikane të veshjeve sportive ‘Nike’ u shfaq një njoftim që e bënte fakt të kryer kalimin e Kutinjos te Barcelona.
‘Filip Kutinjo është gati të ndeze Camp Noun-lexohej në komunikatën e Nike që më pas e hioqi menjëherë-blini uniformën e Barcelonës 2017/2018 të personalizuar me emrin e Magjistarit’. Kjo komunikatë është një tregues tjetër i qartë i kalimit të Kutonjos te Barcelona për të zëvendësuar Nejmar, kjo për faktin se Nike është sponsori teknik i katalanasve.
Sigurisht asgjë nuk është zyrtarizuar në këtë histori, por duhen edhe shumë pak që kjo të ndodhë. Liverpooli, pasi refuzoi ofertën verore të bërë nga Barcelona prej 150 milionë Eurosh, ka vendosur që në janar të lejojë brazilianin të largohet. Për momentin nuk është e qartë shifra e ofruar nga katalanasit, por shumë shpejt do ta mësojmë, gjithnjë nëse nuk ndodh ndodnjë gjë e jashtëzakonshme që të pengojë realizimin e këtij transferimi. Pasi shënoi 12 gola më 20 ndeshje me fanelën e The Reds, Kutinjo është gati për të zbarkuar në La Liga për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Nejmar. Njoftimi i hequr i Nike nuk lë shumë hapësira për dyshime. Për kompaninë që është sponsori jo vetëm i Barcelonës,por edhe i vetë futbollistit, kjo cështje konsiderohet e mbyllur. Në Barcelona duket se është gati fanela për Magjistarin.
Sfidanti.al