Ronaldo ankohet se nuk trajtohet njëlloj si Mesi nga prokuroria

Kristiano Ronaldo do të duhet që të përgjigjet për akuzat se ka fshehur taksa me vlerë prej 14,7 milionë eurosh, ndërkohë që prokuoria shtetërore kërkon një dënim të ashpër për futbollistin portugez. “Mundo Deportivo” shkruante, dje, se ekipi i avokatëve mbrotjës të Ronaldos i ka dërguar një letër prokurorisë së përgjithshme, së cilës i ankohet se klienti i tij, Kristiano Ronaldo, po trajtohet më keq sesa Lionel Mesi, pra, se ajo, në punën e saj, përdor dy kute!

Ankesa kryesore që ka paraqitur ekipi i avokatëve të Ronaldos, është se Mesin prokuroria e lartpërmendur e trajtoi si një të tillë që ka statusin e një “personi me banim” (rezident) në Spanjë, pra, në këtë mënyrë, ai është çliruar nga pagesa e një pjese të konsiderueshme të taksave dhe, si rezultat, Mesit dhe të atit të tij iu dhanë dënime me kusht, kurse Ronaldo ka rrezik që të marrë një dënim shumë më të rëndë, pasi ai akuzohet se nuk ka paguar taksa me vlera shumë më të mëdha sesa Mesi.

Sfidanti.al