Video Assistant Referee mund të përdoret edhe në Botërorin e Rusisë. presidenti i Komisionit të Arbitrave në FIFA, pierluixhi Kolina nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë, dicka që duket se ka gjetur një mbëeshtetje edhe nga presidenti Xhani Infantino.
‘Vendimi për përdorimin e VAR do të merret në muajin mars-tha Kolina-është një eksperiment në fazë të avancuar dhe në takimin e ardhshëm të IFAB do të vlerësohen edhe rezultatet e arritura deri tani. Por FIFA e ka nisur tashmë punën në lidhje me këtë cështje në mënyrë që arbitrat të mos mbeten të papërgatitur. Eksperimentimi nisi në mars të 2016 dhe duhët të vazhdojë të paktën për dy vjet. më pas do të vendoset nëse do të përfshihet në rregulloren e futbollit’
Ndërsa presidenti i FIFA xhani Infantino është i bindur në qëndrimin e tij. ‘VAR mund të përdoret në të gjithë botën për të ndihmuar arbitrat. Ne po shkojmë në këtë drejtim-ishte deklarata e Infantinos për këtë cështje.
sfidanti.al