Legjenda e futbollit anglez dhe botëror, Dejvid Bekam, deklaroi, pak kohë më parë, se ai është “pensionisti” më i pasur, por, menjëhere, mediume të ndryshëm filluaninvestigimet e tyre rreth kësaj deklarate. Marrëveshjet e mëdha dhe të majme sponsorizimi, reklama dhe mallra e produkte të brenduara janë ndër punët, me të cilat merren yjet e futbollit mbas mbarimit të karrierës së tyre profesioniste.
Dejvid Bekami fiton rreth tre milionë euro në muaj dhe ky është një informacion i saktë, por, sidoqoftë, ai nuk është “pensionisti” më i pasur. Në vend të parë ndodhet Majkëll Xhordani që ka një marrëveshje të përjetshme me kompaninë e madh “Nike” që i jep atij çdo muaj 7,5 milionë dollarë. Më poshtë vijon lista përkatëse:
1-Majkëll Xhordan – 90 milionë dollarë
2-Dejvid Bekam – 40 milionë dollarë
3-Arnold Palmer – 37 milionë dollarë
4-Xhek Niklaus – 30 milionë dollarë
5-Mexhik Xhonson – 22 milionë dollarë
6-Shakil O’Nil – 20 milionë dollarë
7-Geru Plajer – 19 milionë dollarë
8-Uein Grecki – 17 milionë dollarë
9-Greg Norman – 16 milionë dollarë
10-Pele – 15 milionë dollarë.
Sfidanti.al