Verdikti i gazettes “Gardian”: Lionel Mesi – më i miri

Kristiano Rondaldo ka lënë mbas vetes, ndoshta, një nga sezonet e tij më suksesshëm në karrierën e vet. Veç sukseseve me Realin e Madirdit, ky futbollist portugez ka marrë edhe disa çmime individuale, por, megjithatë, kjo gjë, sikurse duket, nuk mjaftoi që ai të merrte “mirënjohjen” e futbollistit më të mirë të vitit që akordon çdo vit gazeta elitare britanike, “Gardian”.

Ronaldo, gjatë këtij viti, ka marrë çmimet “The Best” dhe “Topin e artë”, por, sipas sondazhit të “Gardianit”, në të cilin morën pjesë 169 specialistë dhe ekspertë futbolli nga 63 shtete, ai duhet të mjaftohet me vendin e 2-të. Fitues i çmimit të dhënë nga “Gardiani”, është Lionel Mesi që grumbulloi më shumë pikë, i pasuar nga Kristiano Ronaldo, Nejmari, Kevin de Bryjn, Hari Kein, Luka Modriç, Robert Levandovski, Kilian Mbape, Toni Kros dhe Eden Azar.

Sfidanti.al