Alen Shireri mbahet mend si një legjendë futbolli që ka vendosur shumë rekorde në Premier Ligë, por, sidoqoftë, njëri nga ata u thye dje nga sulmuesi i Totenhemit, Hari Kein, që shkëlqeu në ndeshjen me Suthemptonin, duke shënuar, që në min. e 22-të, golin e tij të 37-të në Premier Ligë, më 2017, dhe duke thyer, kështu, rekordin sa u përket golave të shënuar brenda një viti kalendarik (2017) që, deri tani, ka qenë në pronësi të Alen Shirerit, ish-sulmuesi kryesor i Blekburnit dhe i Njukasllit që nuk mungoi të bënte komentin e tij me këtë rast:
“Hari, ke pasur një vit fantastik 2017, ti, e meriton që të jesh zotërues i rekordit të më shumë golave brenda një viti kalendarik. Ke bërë një punë të shkëlqyer dhe shpresoj që të vazhdosh po kështu”, vuri në dukje Shireri.
Sfidanti.al