Ju kujtohet kur Tirana iu përgjërua në Greqi, Artur Lekbellos, që të pranonte ftesën për të marrë stolin bardheblu? Çfarë feste kur Turi tha “po” dhe çfarë heshtje kampione kur Lekbellon e larguan sa hap e mbyllë sytë, pa dhënë shumë shpjegime. Nuk thuhej më se “një i familjes” u tradhëtua në ditën me diell në Tiranë, duke qënë si kumbull në Selanik.
Kjo ngjarje morale, na u kujtua dje kur mediat peshkonin në mënyra të ndryshme largimin e trajnerit Daja. Të atij që u bë “dhëndër” në ndeshjen dasmë me Skënderbeun, që i festuan me qirinj ditlindjen dhe në anën tjetër përgatitej largimi i spikatur bardheblu. Tirana mund të kritikohet për varfëri skemash në fushë, porse askush nuk mund të qahet se tradhëtitë i bënjnë me pak cilësi. Kur Daja paska përshëndetur futbollistët në mbledhjen e fundit, një punëtor i stadiumit “Stërmasi” ka patur këtë dialog me trajnerin:
Daja: “ Po ti je gëzuar që po iki unë?
Punëtori: “ O profesor, do ta tregoj unë ndonjë ditë se cilët po festojnë largimin tënd..”