Pep Guardiola e ka vendosur veten në një pozitë jo shumë komode në skuadrën e tij pasi i është dashur të bëjë gjithnjë një zgjedhje mes Serhio Agueros dhe gabriel Zhezus. Së fundmi tekniku kata;lanas duket se ka qenë më në favor të brazilianit duke bërë që në disa ndeshje të rëndësishme Aguero të mos i luajë të 90 minutat; ka pasur raste si në derbin me Junajtid që argjentinmasi të hyjë si zëvendësues, ka pasur edhe rastë të tjera si ai i javës së kaluar kur ai u detyrua t’ia lërë vendin e tij dikujt tjetër, një situatë që e ka lënë atë të pakënaqur. Aguero nuk ka mundur dot të evitojë shfaqjen e shenjave të pakënaqësisë dhe Guardiola e ka pranuar këtë
‘Unë kam qenë futbollist dhe e kuptoj mërzitjen e futbollistëve që zëvendësohen gjatë ndeshjes. Por e respektoj Agueron për atë cfarë ka bërë për ekipin dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë, pavarësisht asaj që do të ndodhë në të ardhmen-është shprehur Guardiola-ai është një legjendë dhe do të vendosë vetë për atë cfarë do të bëjë. Unë jam i lumtur që ai është pjesë e Mançester Sitit’
Në krahun tjetër është edhe Gabriel Zhezus për të cilin Guardiola thekson se futbollisti meriton të luajë ashtu sikurse edhe Aguero.Fatmirësisht ajo cfarë ndodh mes trajnerit dhe Agueros nuk ndikon fare në raportet mes argjentinasit dhe Gabriel Zhezus të cilat janë të shkëlqyera.
Sfidanti.al