Kanë kaluar vetëm gjashtë muaj që nga transferimi sensacional i Leonardo Bonuçit nga Juventusi te Milanit dhe, tani, po flitet për një largim të ri të këtij mbrojtësi të shkëlqyer italian në ndonjë klub tjetër. Gjendja e keqe financiare dhe rezultatet e dobët të Milanit mund të çojnë në shpërnguljen e tij nga “San Siro”.
Në Itali, kanë nisur spekulimet se destinacioni i mundshëm i këtij mbrojtësi 30-vjeçar, midis të tjerave, është edhe Celsi i Antonio Kontes që po e ndjek me vigjilencë situatën rreth Bonuçit, pasi synon që ta sjellë atë, mundësisht edhe në janar, në “Stemford Brtixh”.
Deri tani, Bonuçi i ka refuzuar të gjitha përpjekjet që të shkojë të luajë diku gjetkë, jashtë Italisë, deri sa të gjejë një vend, ku ta ndjejë veten si në shtëpi. Ndoshta, ky vend është pranë bashkatdhetarit të tij, Antonio Konte? Dhe, në fakt, ky transferim është i mundshëm, nëse kihet parasysh se ky mbrojtës do të mund të behej shtylla kryesore e “bluve” si në Premier Ligë, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, pasi me Milanin ai mund të luajë vetëm në Ligën e Evropës.
Sfidanti.al