Guardiola-Aguero, sa e vështirë të menaxhosh shumë yjë në ekip

Mançester Siti po fluturon në Angli dhe në Europë, por edhe skuadra e shkëlqyer i ka disa krisje të brendshme. Jo vetëm portieri, Klaudio Bravo, por edhe Kun Aguero është i pakënaqur nga trajneri Pep Guardiola. Pakënaqësia ka të bëjë vetëm me një gjë, fakti që ose nuk luan, ose luan pak, po ashtu si Bravo, të cilit ia ka zënë vendin në portë, Ederson.

Aguero është golshënuesi më i mirë në historinë e Mançester Sitit, por ai është i shqetësuar nga fakti se Guardiola nuk ka besim absolut tek ai në ndeshjet kryesore. Argjentinasi ishte në stol gjatë derbit në “Old Traford”, dhe po ashtu u zëvendësua para kohe ndaj Totenhemit, kur e tregoi gjithë zemërimin e tij duke hedhur dorashkat përtokë.

Nga ana tjetër, Guardiola e ka shumë të qartë se është shumë e vështirë të menaxhosh shumë yje në një skuadër. Ai ka hedhur më shumë në fushë sulmuesin brazilian Gabriel Zhezus, të ndihmuar nga Leroi Sane dhe Stërling, por shpreson që rikthimi i lojtarëve të dëmtuar ta ndihmojë që të luajë me një skemë tjetër, ku të jenë në fushë edhe Gabriel Zhezus, edhe Aguero.

Sfidanti.al