Davor Shuker do të vazhdojë detyrën e presidentit të Federatës Kroate të futbollit HNS. ish futbollisti i Realit të Madridit dhe një prej emrave më të njohur të futbollit kroat është rizgjedhurnë këtë detyrë duke fituart një tjetër mandat
Sipas agjencisë së lajmeve Hina, në zgjedhjet e bëra në Asmblenë Elektorakle të HNS, Shuker mori mbështetjen e 48 anëtarëve, 3 të tjerë abstenuan dhe vetëm 1 votë ishte kundër. davor Shuker është në krye të Federatës kroate të Futbolli që nga korriku i vitit 2012 për t’u rizgjedhur në vitin 2014.
‘U kualifikuam për në Botëror, përmirësuam sistemin e kampionatve dhe raportet tona me institucionet e vendit janë gjithnjë e më të mira-tha Shuker, i cili më pas e vendosi theksin te vazhdueshmëria e punës së nisur paharruar këtu të falenderojë edhe bashkëpunëtorët e tij.
Vlen të theksohet se përfaqësues të Hajdukut të Splitit dhe të Federatës rajonale të Dalmacisë e braktiksën Asamblenë pak përpara fillimit të saj pasi akuzuan Shukerin dhe Federatën për favorizim të disa klubeve si dhe për mungesë të demokracisë e transparencës.
sfidanti.al