Mediumet anglezë shkruajnë se Aleksis Sançezi ka refuzuar një ofertë shumë “të majme” që i ka ardhur atij nga Kina – një fitim prej 24 milionë eurosh për sezon! Por, ai as nuk e mori atë në konsideratë, sepse do që të shkojë te Mançester Siti i Pep Guardiolës, shkruan gazeta “Dejli Meil”.
Sikurse dihet, këtij futbollisti kilian, në fund të këtij sezoni, i skadon kontrata me Arsenalin, ndërkohë që Siti është gati që të paguajë për këtë futbollist 23 milionë euro. Thuhet se trajneri i “topçinjve”, Arsen Venger, tani, është bindur se ai nuk mund ta mbajë me zor Sançezin që synon të ikë nga Arsenali, kryesia e të cilit po përpiqet që ta bindë atë (Vengerin) që ta shesë që në janar futbollistin kilian që të fitojë ndonjë shumë të madhe nga shitja e tij, sepse, në të kundërt, verën e ardhshme, kur të skadojë kontrata, ai do të bëhet lojtar i lirë, pra, nuk do të kushtojë asnjë para!
Sfidanti.al