Kilian Mbape kushton sot 180 milionë euro, ndërsa Gabriel Zhezus mund të arrijë edhe në 150 milionë, por dikur ata ishin djem shumë pak të njohur dhe mund të merreshin për fare pak para. Rajan Gigs, ish-legjenda e Mançester Junajtidit, zbulon se e këshilloi klubin anglez që të merrte pikërisht këta të dy kur askush nuk e kishte mendjen tek ata.
“Unë pata rastin ta shihja Gabriel Zhezusin tre vjet më parë, – tha ai, – po ashtu, ndoqa Mbapenë për një vit me radhë. Pasi i ndoqa së bashku me një gjahtar talentesh nuk pata asnjë dyshim. i thashë klubit që t’i merrte pa humbur kohë. Në atë kohë, mund të kishin kushtuar jo më shumë se 7 milionë euro, dhe ne mund t’i kishim dhënë hua, për t’i afruar përsëri”. Kritika e Gigsit është për Luis Van Galin, që ishte trajner në atë kohë, ndërsa uellsiani ishte ndihmësi i tij.
Sot është vonë pasi Gabriel Zhezus ka një vit që është marrë nga Mançester Siti, ndërsa Kilian Mbape është siguruar nga Paris SG.
Sfidanti.al