Maradona sfidon median: “Kam 14 vite që nuk marr drogë!”

Diego Armando Maradona, në një postim të tij në Facebook, u shkroi tifozëve të vet se ai kishte shumë vite që nuk merrte drogë, pavarësisht nga sa shkruan media anekënd botës.

“Më duhet që çdo ditë të përshkoj rreth 300 kilometra nga Dubai për të shkuar në Fuxhairi që të stërvis atje ekipin që unë kam marr përsipër, këtu. Sa për atë që thuhet se unë vazhdoj që të marr drogë, ju siguroj se kam 14 vite që kam hequr dorë prej saj dhe se nuk kam ndërmend qe të dorëzohem. Gazetarët, gjithnjë, gjejnë ndonjë mënyrë që ta shtrembërojnë të vërtetën”, vuri në dukje Maradona që tani është bërë trajner i një ekipi modest në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sfidanti.al