Si do ndodhte ndryshe: Vengeri “shpon” token me naftë të Guardiolës

Të gjithë atë që e ndjekin futbollin, në përgjithësi, dhe atë anglez, në veçanti, me siguri që e mbajnë mend atë Arsenal legjendar të sezonit 2003-2004,  kur ky klub, nën drejtimin e Arsen Vengerit, arriti që ta fitonte titullin e kampionit të Premier Ligës pa pësuar asnjë humbje, duke shënuar 26 fitore dhe 12 barazime!. Shumëkush e krahason atë formacion të Arsenalit me këtë që ka, aktualisht, Mançester Siti që po e kryeson kampionatin anglez, këtë sezon, pa pësuar ende asnjë humbje mbas 17 ndeshjesh, duke synuar më të drejtë titullin e sivjetëm të kampionit në Premier Ligën angleze.

Kështu, Arsen Vengeri që vazhdon të jetë trajneri i Arsenalit prej afro 20 vitesh, shfrytëzoi rastin që “ta shponte me hosten” trajnerin e Sitit, spanjollin Pep Guardiola, duke i kujtuar atij formacionin e famshëm legjendar të “topçinjve” të sezonit 2003-2004: “Ne kemi ide, por nuk kemi naftë, kurse ata kanë edhe ide dhe edhe naftë”, vuri në dukje Vengeri, duke aluduar se pronarët e Sitit janë nga Abu Dabi.

Sfidanti.al