Maradona: “Ronaldo më i miri në histori? Thojini t’i lërë këto broçkulla!”

Legjendari Diego Armando Maradona legjendar, sipas stilit të tij origjinal, e komentoi deklaratën e fundit të Kristiano Ronaldos, mbas marjes së “Topit të artë” të pestë, se ai është më i miri në historinë e futbollit botëror! Duket qartë se kjo deklaratë e futbollistit portugez preku egon e tij (Maradonës) dhe këtë e tregojnë edhe fjalët që ai nxori nga goja:

“Thojini atij që t’i lërë këto broçkulla”, deklaroi shkurt Maradona, duke qeshur. Megjithatë, Maradona e përfshiu Ronaldon në grupin e futbollistëve që ai i konsideron si ndër më të mëdhenjtë në historinë e futbollit, ndërkohë që Peles ai, rrallë herë, ia përmend emrin.

“Ai Ronaldo, është i jashtëzakonshëm. Sa për mua, me sa kam parë vetë, midis lojtarëve të mëdhenj, unë do të përfshija Aldredo di Stefanon, Johan Krojfin dhe Mesin. Edhe Ronaldo mund të përfshihej në këtë kategori”, vuri në dukje Maradona.

Sfidanti.al