Kurtua do që të kthehet në Spanjë, e tërheqin dy fëmijët…

Portieri belg, Tibo Kurtua, po e shtyn nënshkrimin e kontratës së tij me Celsin, ndërkohë që, kohët e fundit, ai zbuloi arsyet se përse dëshiron që të kthehet në Spanjë. Në një prononcim në median belge, ai vuri në dukje se arsyet që e shtyjnë atë që të kthehet eventualisht në Spanjë, janë personale. Sikurse dihet, Kurtua, para se të vinte të Celsi, ka luajtur me Atletikon e Madridit.

“Mësova se ish-e dashura ime është kthyer në Madrid dhe kjo gjë ndikon shumë tek unë. I dua shumë fëmijtë e mi. Kur më merr malli shumë për ta, mendoj se, ndoshta, unë duhet të kthehem në Spanjë dhe të luaj atje disa vite të tjerë”, vuri në dukje Kurtua që ka dy fëmijë me ish-të dashurën e tij Marta Domingez që jeton në Madrid.

Sfidanti.al