Portieri i Karabahut – më i miri në fazën e grupeve të Championsit

Ekipi i Karabahut, ku, sikurse dihet, luan edhe Hansi Agolli ynë, me katër humbje dhe dy barazime, e mbylli fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve (LK). Në fakt, ky ekip kampion i Azerbaixhanit duhet të jetë mjaft i kënaqur me një rezultat të tillë, pasi në grupin e tij kishte Romën, Celsin dhe Atletikon e Madridit, por, sidoqoftë, në radhët e vet ai ka portierin më të mirë të fazës grupore – Ibrahim Shehiç!

Duke gjykuar mbi bazënb e statistikave, Ibrahimi doli portieri më i mirë i fazës së grupeve; Ky portier, pjesëtar i përfaqësueses së Bosnjës-Hercegovinës, në gjashtë ndeshje pësoi 14 gola, por shënoi edhe 36 ndërhyrje të suksesshme, duke lënë mbas vetes portierë të tillë, si Handanoviç (32), Akinfejev (29), Pjatov (25) dhe Proto (24).

Sa për ta ditur, në listën statistikore të lartpërmendur, përgjithësisht, ndodhen portierët e ekipeve më të dobët, por, megjithatë, askush nuk ka se përse të vëjë në dyshim sukseset e tyre.

Sfidanti.al