Skënderbeu pësoi humbjen e parë të sezonit në Superligë dhe kjo i ndodhi në fushën e Laçit. Në një stadium ku zakonisht korçarët ia kanë dalë shpesh që të fitonin, këtë herë ndodhi e kundërta dhe vendasit triumfuan falë një goli të shënuar në fillim të pjesës së dytë nga Uzuni.
Kryesuesit e kampionatit dominuan në pjesën e parë, por shpërdoruan shumë raste për të shënuar, dhe nga kjo u ndëshkuan. Jo më kot, lojtari më i mirë në fushë ishte portieri i Laçit, Selmani, që bëri disa pritje të vështira.
Skënderbeu ndjeu edhe lodhjen e ngarkesës në Ligën e Europës, ku luajti të enjten në fushën e Jang Bojsit në Zvicër. Pas kësaj humbjeje, skuadra e trajnerit Daja mbetet në krye me 31 pikë, 6 pikë larg Flamurtarit, ndërsa Laçi është në vendin e pestë.
Në ndeshjen tjetër të luajtur në orën 13:00, Luftëtari shkaktoi një tjetër të papritur duke fituar 1-0 në fushën e Kamzës.
Sfidanti.al