Lebron Xhejms, tri palë këpucë për fitoren e 13-të radhazi

Ishte i mrekullueshëm edhe pse vazhdoi ta lodhte veten më shumë sesa duhej. Lebron Xhejms, në moshën 32-vjeçare, u mbajt për 41 minuta në parket, në një fitore të vështirë, 101-95 të Klivlendit ndaj Sakramentos në NBA.

Përveç 32 pikëve, 11 topave në tabela dhe 9 asistëve, si dhe 3 vjedhjeve të topit dhe dy bllokimeve të gjuajtjeve, Lebron ra në sy edhe për diçka tjetër. Ai i ndërroi tri herë këpucët në ndeshje e sipër, në Arenën e Klivlendit.

Fitorja e 13-të radhazi, që ia forcon pozitat në vendin e dytë në Konferencën Lindore, nuk është se i bëri shumë përshtypje tri herë kampionit të NBA. “Ne duhet të arrijmë të paktën deri në 25, – tha ai, – rekordi i NBA-së është 33 i mbajtur nga Lejkërsat. Kur ishim tek Majemi arritën deri në 27 fitore radhazi dhe pastaj humbëm ndaj Çikagos”.

Sfidanti.al