Samir Nasri mund të quhet një njeri pa fat kur mendon se pranë topit, në ekipin e Seviljes, po dëshmonte se klasi i tij është i padiskutueshëm edhe pse në Francë e quajnë “ i paedukuari”. Nasri do ti nënshtrohet një kontrolli mjekësor, konkretisht rezonancën maganetike, në këmbën e djathtë pas një momenti përplasje me Sportingun.
Në një moment kur Sevilja po shijonte klasin e tij në mesfushë dhe pasimet intuitive të Nasri, për fat të keq, duhet të bëjë llogari mungesën në ndeshje delikate si me Dinamon e Zagrebit dhe me Barcelonën. I marrë borxh nga Mançester Siti, klubi spanjoll kishte fërkuar duart në këto momente, kur loja e tij kishte fituar një dimension tjetër.