Për të dytën herë në pak ditë, Lionel Mesi u detyrua ta niste nga stoli një ndeshje të Championsit. Ylli argjentinas u hodh në fushë vetëm në minutën e 60-të ndaj Sportingut në “Kamp Nou”, pasi kishte hyrë në të 55-ën në stadiumin Torinos, për sfidën ndaj Juventusit. Pas Juves, Barça ndeshej në Valencia për ligën spanjolle, ndërsa këtë fundjavë luan në fushën e Vijarrealit, një tjetër duel i vështirë. Trajneri Valverde ka bërë llogaritë dhe ka parë që ylli i tij kryesor është 30 vjeç dhe nuk e ka freskinë e së kaluarës, ndaj edhe po e kursen. Leo, ndoshta, nuk është ende në pozitat e Kristiano Ronaldos 32-vjeçar, por dalë nga dalë do t’i afrohet. Jo më kot, Zhoze Murinjo thoshte disa kohë më parë se “ditën që Mesi do të mbushë 32 vjeç, futbolli do të nisë të qajë”.
Sfidanti.al