Majk Tajsoni mirëpritet në Ceçeni, bekohet si “Majku i hekurt”

Argjentina dhe Kili kanë ndaluar që ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Majk Tajson të shkelë në territoret e tyre, por, megjithatë, ky boksier i famshëm amerikan është i mirëpritur në vende të tjera. Ai, në mënyrë të papritur, u shfaq në Ceçeni, ku u takua me kryetarin e shtetit, Ramzan Kadirov. Në fakt, ishte ky i fundit që bëri të ditur në Instagramin e tij vajtjen e “Majkut të hekurt” në atë vend të largëet kaukazian.

Kadirovi që është një dashmirës i madh i sporteve, sidomos, i atyre luftarakë, thotë se ai është bërë një tifoz i madh i boksit, për shkak të Tajsonit. Ramzani dhe Majku zhvilluan një bisedë të gjatë dhe miqësore.

Sfidanti.al