Juventusi i Torinos e ka filluar keq sezonin e ri, mbas gjashtë “skudetave” të fituara radhazi, ndërkohë që ky klub që ka më shumë trofe në Apenine, ka pësuar, deri tani, dy humbje dhe ndodhet katër pikë mbrapa Napolit, në prag të derbit të ndërsjellë. Sipas medias italiane, veç rezultateve të dobta, Juventusi ka probleme edhe në dhomën e zhveshjes, duke qenë se atje ka një “luftë klanesh”. Thuhet se kjo dhomë është ndarë mes lojtarëve vendas dhe atyre të huaj, ndërkohë që të parët i kanë kërkuar kryesisë që kjo e fundit të shesë disa lojtarë të huaj, sepse ata janë shkaku i atmosferës së keqe në ekip. Tani për tani, nuk jepen emra, veçse thuhet se disa lojtarë të huaj do të shiten në janar dhe, kështu, do të mirret vesh më shumë për problemet në dhomën e zhveshjes të klubit juventin.
Interesant është fakti se vetë klubi torinez as nuk i mohon dhe as nuk i konfirmon këto informacione, duke theksuar se, tani, të gjithë janë të përqendruar të ndeshja derbi me Napolin.
Sfidanti.al