Luis Enrike u jep fund pushimeve, destinacioni i radhës – Bundesliga?

Ish-trajneri i Barcelonës Luis Enrike, shumë shpejt, do t’u japë fund pushimeve dhe ka mundësi që të ulet në stolin e drejtimit të Borusias së Dortmundit. “Milionerët”, momentalisht, po drejtohen nga Piter Bosh, por katër humbjet dhe dy barazimet në gjashtë ndeshjet e fundit e kanë kërcënuar seriozisht pozitën e tij.

Enrike karrierën e tij, si trajner, e ka filluar në ekipin e dytë të Barcelonës, nga ku kaloi te Roma, ndërsa, më pas, u kthye në Spanjë dhe mori përsipër Seltën, ndërkohë që angazhimi i tij i fundit ishte te Barcelona, ku qëndroi tre vite.

Sfidanti.al