Në futbollin belg ndodhi dicka e pabesueshme. Gjatë ndeshjes Meshelen-Genk e vlefshme për Kupën e Belgjikës e përfunduar me fitoren e Genk pas gjuajtjes së 11 metërshave, arbitri u dëmtua dhe sipas rregullores u zëvendësua nga asistenti I tij. Por historitë nuk kishin përfunduar pasi edhe një prej arbitrave anësorë shfaqi problem fizike duke shkaktuar edhe një lloj kaosi në fushën e lojës pasi ishin përdorur të gjithë arbitrat.
Zgjidhja duket se erdhi nga folësi i stadiumit: ‘Nuk është një shaka, por një kërkesë serioze-tha ai-A ka ndonjë në mes të publikut që është i kualifikuar për të qenë arbitër anësor? Ne kete moment u shfaq Luk Bosmans, i vetmi që kishte mundur të marrë një licencë arbitri anësor pavarësisht se forma fizike e tij nuk ishte si ajo e një sportisti. Bosmans u ndërrua, veshi uniformën e anësorit dhe mori edhe flamurin, duke bërë të mundur që ndeshja të zhvillohej normalishit.
Sfidanti.al