Futbollisti brazilian, Ze Roberto (43 vjeç), i tha, më në fund, zyrtarisht, lamtumirë futbollit, pasi luajti ndeshjen e fundiit me Palmeirashin, në kampionatin brazilian të futbollit, duke mundur 2-0 Botafogon. Karriera e këtij futbollisti të shkëlqyer vazhdoi më shumë se dy dhjetëvjeçare, ndërkohë që Ze Roberto ka luajtur me disa nga klubet më të mëdhenj evropianë.
Shkëlqimin e parë ai e pati me Realin e Madridit, më 1997, kur fitoi La Ligën, Kupën e Spanjës dhe Ligën e Kampioneve në sezonin 1997/1998. Më pas, ai u kthye për një kohë të shkurtër në Brazil, ku luajti me Flamengon, ndërsa, më vonë, ai nënshkroi me Bajer Leverkuzenin, me të cilin luajti deri më 2002. Pastaj, ai kaloi katër vite te Bajerni i Mynihut, luajti pak kohë me Santosin dhe Hamburgun, ndërsa, më më pas, vazhdoi në ekipet Al Garafa, Gremio dhe, në fund, te Palmeirashi.
Sfidanti.al