Biletat e Botërorit; tifozët rusë dhe amerikanë, kërkesat më të larta

Tifozët rusë dhe ata amerikanë janë ata që kanë shfaqur interesin më të madh për të blerë biletat e Botërorit të vitit 2018. Ky është rezultati i dalë nga përllogaritjet e FIFA pas mbylljes së fazës së parë të shitjes së Biletave. mësohet se nga 742 760 bileta të shitura deri tani, 53% e tyre janë blerë pikërisht nga tifozët rusë. Ndërkaq, kërkesa të shumta në këtë fazë kanë bërë edhe tifozët brazilianë, gjermanë, meksikanë, izraelitë, argjentinas, australianë e anglezë.

Faza e parë e shitjes së biletave që ishte e ndarë në 2 periudha, nisi në 14 shtator. Deri në datën 12 tetor cdokusht porosiste bileta apo abonime dhe fituesit përcaktoheshin në bazë të një përzgjedhjeje rastësore. Periudha e dytë e  kësaj faze nisi në 16 nëntor dhe këta radhë shpërndarja e tyre u bë në bazë të radhë së kërkesës së bërë

shitjet e biletave do të bëhet edhe me 2 faza të tjera. Faza e dytë do të nisë në 5 dhjetor dhe  do të jetë e ndarë në 2 periudha ashtu sikurse edhe faza e parë. Periudha e parë do të mbyllet në 31 janar, ndërsa ajo e dyta do të jetë në 13 mars-3 prill. Përsa i përket fazës së tretë të shitjes së biletave të Rusi 2018, ajo do të nisë në 18 prill dhe do të zgjasë deri në ndeshjen e fundit të evenimentit.

sfidanti.al