Pas 14 javësh kampionat, Benevento është akoma me 0 pikë duke u zhytur në një krizë pafund. Një situatë kjo që nuk e ka lënë aspak indiferente show-girl, Nina Moric e cila mori guzximin që të postojë në rrjetet sociale një mesazh ku ajo i drejtohej presidentit të klubit Vigorito për t’i propozuar ‘recetën’ e saj për zgjidhjen e krizës.
Në postimin e saj Nina Moric propozoi largimin e disa lojtarëve të huaj me destinacion ndoshta Kinën për të arkëtuar sa më shumë të ardhura. Propozim tjetër i saj ishte nisja e bisedimeve me Jub entusin Interin e Napolin për të marrë 4-5 lojtarë të rinj nga ekipet zinxhirë të këtyre klubeve për të hedhur më pas sytë nga lojtarët premtues të PSG apo Real madrid.
Nina Moric në propozimin e saj foli edhe për krijimin e një projekti ekonomik ndoshta me nisjen e një bashkëpunimi me Jordaninë dhe Irakun sidomos në fushën e marketingut në mënyre qëë në vende të tilla të mos shihen më fëmije me fanelën e Barcelonës, por edhe të Beneventos. ‘Le ta provojmë, në fund të fundit më keq se kaq nuk ka ku të shkojë-mbyllte postimin e saj bukuroshja kroate Nina Moric.
sfidanti.al