Mançester Siti me shtatë shpirtra, fitore në minutën e 96-të!

Minuta e 96-të e ndeshjes ishte një nga ato momente që përcaktojnë një sezon. Mançester Siti arriti fitoren e dytë në fare pak ditë, në minutat shtesë, duke treguar se pavarësisht se ndodh që të mos shkëlqejë, ka mentalitetin e një skuadre fituese. Rahim Stërling, njeriu që ka kaluar çdo parashikim, shënoi një gol me peshë të jashtëzakonshme, aq më tepër që të dielën, Siti do të shkojë të luajë derbin në fushën e Mançester Sitit.

Goli i Stërlingut, pas atyre të Otamendit për vendasit dhe Romeut për Sauthemptonin, e vendosi ekipin e Guardiolës në pozitë të sigurt për sfidën e rëndë në “Old Traford”. Imagjinoni nëse përballja do të kishte përfunduar barazim dhe Siti do të shkonte me vetëm 6 pikë epërsi në fushën e rivalëve. Një fitore e Murinjos, dhe diferenca do të shkonte në vetëm +3. Ky skenar tani nuk ekziston më, falë karakterit, por besohet edhe fatit të “qytetarëve”.

Përveç Sitit, fituan edhe skuadrat e tjera të mëdha, Çelsi që mundi 1-0 në shtëpi Suonsin, Arsenali që shkatërroi 5-0 në “Emirejts” Hadërsfildin, dhe Liverpuli që triumfoi 3-0 në fushën e Stouk Sitit .

Rezultatet: Man. Siti-Sauthempton 2-1, Çelsi-Suonsi 1-0, Arsenal-Hadërsfild 5-0, Stouk-Liverpul 0-3, Everton-Uest Hem 4-0, Bornemuth-Bërnli 1-2.

Renditja: Man. Siti 40 pikë, Man. Junajtid 32, Çelsi 29, Arsenali 28, Liverpuli 26.

Sfidanti.al