Një gafë… botërore në Rusi; Italia në posterat reklamues te Kupës së Botes

Në Rusi të gjithë ishin të bindur për kualifikimin e Italisë në Botërorin e vitit 2018 dhe askush nuk e mendonte për të kundërtën; fitoren e Suedisë, gjë që realisht ndodhi. Për të parë këtë mjafton të shohësh rrugët e Moskës ku është shfaqur një poster reklamues i kupës së Botës me imazhin e Italisë teksa feston titullin botëror të vitit 2006.

Deri këtu nuk ka asgjë të të çuditshme, ajo që shndërron këtë poster në një gafë të vërtetë ‘Botërore’ është mesazhi që shoqëron foton e Italisë: ‘Po mbërrijnë Yjet’, një gafë kjo që ende nuk është korrigjuar në Rusinë e Botërorit të vitit 2018.

sfidanti.al