E bujshme në ATP Tour Finals, eliminohet Roxher Federer

Shënohet surpriza e madhe e turneut të fundvitit në tenis, ATP Tour Finals, Roxher Federer pretendenti për triumfin në këtë eveniment u eliminua në gjysmëfinale. Ai që  shkaktoi këtë befasi të madhe ishte pikërisht David Gofën, që mundi edhe Rafael nadal në ndeshjen e parë në grup me belgun që shkatërroi ëndrrën e zviceranit për të fituar këtë turne për herë të 7 në karrierë.

2-1 ishte rezultati i ndeshjes së fituar nga Gofën, për të cilin ky ishte suksesi i tij i parë në ndeshjet direkte me Federer. dhe të mendosh se ishte numri 2 i botës ai që e nisi mjaft mirë sfidën teksa fitoi setin e parë 6-2. Gofën e mori veten dhe arriti të kthejë situatën në favor duke fituar dy setet e radhës 6-2;6-3 duke prerë biletën për në finalen e ATP Tour Finals.

sfidanti.al