Telashe per FIGC, Ançeloti refuzon stolin e Italise

Federata italiane e Futbollit është në telashe. Karlo Ançeloti refuzon të jetë tekniku i Të Kaltërve. Sipas të përditshmes ‘Corriere Dello Sport’, ish tekniku i Bajernit të Mynihut nuk e ka pranuar propozimin e presidentit Karlo Tavekio për të marrë detyrën e teknikut të kombëtares italiane me motivin se ka projekte të tjera në dorë duke bërë që të ngrihet një pikëpyetje e madhe për të ardhmen e skuadrës 4 herë kampione të botës.

Nga ana e saj Federata Italiane e Futbollit i ka cilësuar si të pavërteta lajmet e publikuara  në media, por një gjë është e sigurt, Tavekio në mbledhjen e Këshillit Federal të institucionit që ai drejton, me shumë gjasa nuk do të mund të prezantojë emrin e madh për pankinën e Italisë ndërkohë që e pret një punë e madhe në gjetjen e pasuesit të Venturës.

sfidanti.al