Përse vuan Liverpuli i Klopit? Emre Xhan, a mund ta mbajë peng?

Mesfushori gjerman, Xhan nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Livepulin dhe si pasojë mund të largohet si lojtar i lirë. Kjo gjë mund t’i shkaktojë “Redsave” një humbje prej 40 milionë paundësh. Drejtuesit e klubit, së bashku me trajnerin Klop po mundohen të bindin 23-vjeçarin që të nënshkruajë kontratën e re, por mesfushori vazhdon të refuzojë dhe e ardhmja e tij duket larg “Anfield Road”. Borusia Dortmundi është ekipi i radhës që kërkon shërbimet e gjermanit, duke iu bashkuar Juventusit, Bajern Mynihut dhe Mançester Sitit.

sfidanti.al