Xhampiero Ventura e humbi krejtësisht busullën si trajner i përfaqësueses së Italisë, pasi, pikërisht, në momentet, kur duhej të sulmonte me fuqi të plota portën e Suedisë, duke futur ndonjë sulmues tjetër, ai donte të fuste në lojë veteranin Daniele de Rosi që luan në mesfushë. Ky futbollist i Romës, i nervozuar, kundërshtoi të futej në lojë, ndërsa, mbas ndeshjes, ai deklaroi se reagimi i tij nervoz nuk kishte të bënte, personalisht, me trajnerin, por se ai mendonte se do të ishte më mirë që në lojë të futej Insinje, pasi duhej gol me çdo kusht.
“Djalli e martë, përse duhem unë në fushë, futni Insinjen”, ishte reagimi i De Rosit, kur ai kundërshtoi që të futej në lojë. “Më vjen keq, nëse reagimi im ka shqetësuar ndonjë njeri, por, në atë moment, unë isha i sigurt se Insinje do të ishte shumë më i dobishëm sesa unë. Ai shënon pothuajse në çdo ndeshje për Napolin”, tha De Rosi. Sidoqoftë, pavarësisht se De Rosi insistoi që në lojë të futej Insinje, Ventura vendosi që të fuste në fushë Federiko Bernaderskin.
Sfidanti.al