Tragjedia e re, ose kur sporti nuk di të thotë “mjaft”!

David Puaso ishte vetëm 35 vjeç dhe një sportist i suksesshëm në skitë alpine. Themi “ishte” sepse tashmë ai nuk është më, pas një tragjedie tjetër në atë që filloi dhe që duhej të vazhdonte si gjë qejfi. Skiatori francez u rrëzua keq dhe humbi jetën ndërsa stërvitej në Kanada, në stacionin dimëror Nakiska. Sporti francez dhe ai i gjithë botës e ulën sërish flamurin në gjysmë shtizë, diku me të vërtetë dhe diku virtualisht, por asgjë nuk mund ta kthejë në jetë të riun David.

Puaso po bënte një zbritje të lirë, ndërsa në 2013 kishte fituar medaljen e bronzit në kampionatin botëror. Nuk kanë të numëruar tragjeditë në sportet e ndryshëm, që nga futbolli e deri tek boksi, herë nga rrezikshmëria e madhe e profesionizmit, herë nga marrja e substancave të ndaluara. Për këto fatkeqësi, ia vlen të huazosh një varg nga kënga e famshme e këngëtarit serb, Gjorgje Balasheviç, kënduar për luftërat në Bosnjë-Hercegovinë, “jeta nuk di të thotë mjaft”. Për David Buasonin duhet të shkruhet që “sporti nuk di të thotë mjaft”.

Sfidanti.al