Përcaktohen edhe dy vendet e fundit nga Afrika për në kampionatin botëror të vitit të ardhshëm në Rusi. Tunizia u kualifikua mbas barazimit 0-0 me Libinë, kështu që fitorja e Kongos ndaj Guinesë nuk prishi punë, duke e lënë atë vendin e dytë me një pikë më pak.
Maroku, nga ana e tij, në ndeshjen direkt për vendin e parë me Bregun e Fildishtë, fitoi 2-0, me gola të shënuar nga Diara dhe Benatia. Më parë, nga Afrika për në Kupën e Botës së Rusisë janë kualifikuar Nigeria, Senegali dhe Egjipti.
Sfidanti.al