Po kthehet “dhelpra” e vjetër Galeani, por jo te Milani!

Ish-drejtori i madh te Milani Adriano Galiani që ka qenë “operativi” kryesor i këtij ekipi milanez dhe njeriu që ka krijuar sa e sa suksese të mëdha në këtë klub, sidomos, në fushën e transferimeve, ka mundësi që të kthehet në futbollin evropian. Ky “doktor” transferimesh mund t’i kthehet punës së tij, por jo te Milani, nga ku ai iku bashkë me ish-pronarin e tij Silvio Berluskoni, por te Reali i Madridit.

Thuhet se presidenti i Realit, Florentio Perez, ka biseduar, tanimë, me Galianin për ardhjen e tij në Madrid, ndërsa “La Stampa” shkruan se Perezi dhe Galiani kanë marrëdhënie mjaft të mira njëri me tjetrin dhe se do ta kenë shumë të lehtë që të mirren vesh. Sipas gazetës, “operativi” italian 73-vjeçar është kontaktuar edhe më parë nga Perezi, por Galiani e kundërshtoi ofertën, duke thënë se kishte nevojë për ca kohë pushim.

Sfidanti.al