David Luizi “në luftë” me Celsin për meritë të trajnerit Konte

Mbrojtësi i Celsit, David Luiz, konsideron se trajneri i tij, Antonio Konte, po e dënon atë se ai ka shoqëri me Diego Kostën, pasi ai u vu në mbrojtje, sezonin e kaluar, të bashkatdhetarit të tij në konfliktin që ai pati me trajnerin italian.

Mbrojtësi brazilian u la jashtë formacionit të parë të Celsit në derbin me Mançester Junajtidin (1-0) dhe, që të nesërmen, ai u detyrua të stërvitej veçmas nga ekipi, si ndëshkim, duke qenë se ai kundërshtoi taktikën e trajnerit në mbledhjen para ndeshjes së lartpërmendur. Si për t’i shtuar problemet për të, Luizi u dëmtua, ditët e fundit, në stërvitje dhe, tani, po spekulohet për largimin e tij eventual nga Celsi.

Gazeta “Diario Gol” shkruante, dje, se David Luzi, konsideron Barcelonën si destinacionin të tij tjetër në karrierë. Kjo gazetë pretendon se Luizi ka thënë: “Më mirë rezervë te Barcelona sesa te Celsi!”

Sfidanti.al