Trajneri i përfaqësueses së Holandës, Dik Advokat, për herë të tretë në karrierën e tiij, e lëshoi timonin e këtij ekipi dhe, herën e fundit, mbas vetëm gjashtë muajsh. Advokati konfirmoi se nuk do ta vazhdojë më bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Holandës mbas këtij muaji, më saktë, mbas ndeshjeve miqësore me Skocinë dhe Rumaninë.
“Unë kam përpara dy ndeshjet e fundit dhe, më pas, do të largohem. Nuk kam biseduar me ndonjë klub jetër, kështu që, tani për tani, unë jam përqëndruar te këto dy ndeshje dhe, më pas, do të shoh se ç’do të bëj. Motoja ime është si ajo e Luis Van Galit: ‘Kurrë mos thuaj kurrë!’”, deklaroi Advokati që, në muajin maj, pasoi Dani Blindin të shkarkuar, por, sidoqoftë, pa e kualifikuar dot Holandën në Kupën e Botës. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Dik Advokati ka drejtuar ekipet përfaqësuese të Belgjikës, Koresë së Hugut, Rusisë dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, si edhe një numër jo të vogël klubesh.
Sfidanti.al