Mesi ‘çlirohet’ nga Sampaoli, nuk e luan miqësoren me Nigerinë

Lionel Mesi nuk do të luajë në ndeshjen e dytë miqësore të Argjentinës, atë me Nigerinë. Trajneri i bardhekaltërve Horhe Sampaoli e la të lirë kapitenin e skuadrës nga cdo detyrim për këtë përballje me Mesin që u nis menjëherë drejt Barcelonës

‘Sampaoli vendosi që të mos e luaj ndeshjen kundër Nigerisë-tha Mesi pas përfundimit të sfidës me Rusinë të cilën Argjentina e fitoi 1-0 me golin e ‘Kun’ Agueros-duam që të shkojmë në Botëror në  formën më optimale dhe për këtë arsye trajneri vendosi që të më lërë të lirë’

Përsa i përket ndeshjes me Rusinë, Lionel Mesi theksoi se fakti që Argjentina e fitoi atë e ndihmon shumë në drejtim të përmirësimit si skuadër.

‘Është mirë kur fiton pasi i korrigjon dhe i përmirëson gjërat-tha Mesi-duhet të forcojmë akoma më shumë sistemin e lojës që kërkon Sampaoli. Duhet të përfitojmë në maksimum nga koha kur jemi të gjithë bashkë. Është e vërtetë që në kombëtare kemi shumë pak kohë në dispozicion dhe ne duhet ta shfrytëzojmë cfarë na jepet dhe të zbatpojmë sa më mirë detyrat që na jep trajneri’.

sfidanti.al